EMRAT/ Vetëdorëzohen në polici dy prej banorëve të 'Unazës së Re'

Diel, 28 July 2019 20:50

Vetëdorëzohen në policinë e Tiranës dy prej protestuesve të Unazës së Re.

Bëhet fjalë për shtetasit Lutfi Kastrati dhe Gëzim Sadikaj.

 

Ata ishin shpallur në kërkim nga policia pas protestës së disa ditëve më parë, e cila u shoqërua me një sërë arrestimesh. 

 

Pak ditë më parë, Lutfi Kastrati ishte i ftuar në Syri TV, nga ku shprehu edhe një herë vendosmërinë e tij dhe të banorëve të tjerë për të mbrojtur me çdo çmim banesat e tyre.

Modifikuar më Diel, 28 July 2019 20:54
Login to post comments