Ditën e sotme, në Teatrin Kombëtar u shfaq papritur ambasadorja franceze Vasak, e cila zhvilloi takim me anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Njoftimi i Aleancës
Sot në Teatër na vizitoi ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak. Ajo vështroi gjendjen e Teatrit, bisedoi me disa nga protestuesit që po qëndronin në shesh në ato momente, dhe u informua për zhvillimet e fundit.