Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një konferencë për mediat nga zyra e BE tha se çështja e Teatrit Kombëtar është një çështje e politizuar dhe se nuk është ai i cili duhet të thotë nëse duhet një godinë e re apo jo. Sipas tij kjo i takon autoriteteve shqiptare.
“Kjo çështje është shumë e rëndësishme, pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare që janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja, dhe është një cështje delikate por edhe e politizuar. Nuk na takon ne që të themi duhet të ketë një ndërtesë të re apo rinovim të ndërtesës së vjetër, këtë e thanë autoritetet shqiptare. Pozicioni ka qenë mjaft i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar”, u shpreh Soreca.