Dështon sërish seanca ndaj Klement Balilit, zbulohet arsyeja

Hënë, 29 July 2019 12:13

Ka dështuar për herë të tretë seanca ndaj Klement Balilit në Gjykatën e Apelit dhe shkak mësohet se është bërë mosparaqitja e Balilit, si dhe mungesa e avokatit të tij, Theodhori Sollaku.

Gjykata e ka shtyrë seancën për në 11 shtator. Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda e ka dënuar Balilin me 15 vite burg, por duke qenë se ai përfitoi gjykim të shkurtuar, do të vuajë dënimin me 10 vite burg.

Por, Balili nuk e ka pranuar këtë dënim, duke e apeluar, me pretendimin se gjykata nuk ka prova kundër tij.

Login to post comments