Greqia nuk do të bllokojë ambiciet e anëtarësimit të Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por pritet që të ketë kushte shtesë për të dy vendet, thonë analistët në vendin fqinj.
‘’Kathimerini” shprehet se Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit me të dy shtetet, pavarësisht se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në muajin Tetor.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli do të ndjekë rekomandimin në tetor.
“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, tha një burim i afërt me Kryeministrin grek Mitsotakis.
Vëzhguesit thonë se Athina do të kërkojë që Shkupi të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e Prespës.
Në rastin e Shqipërisë, Athina pritet të kërkojë mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare.