Nga Petrit Vasili
Askush ne Europe,por edhe ne Shqiperi nuk kishte asnje dileme qe pa nje dialog politik te qendrueshem,te sinqerte dhe vizionar ne Shqiperi nuk do te kishte perparim te saj drejt BE.
Nderkohe qe situata rendohej perdite per shkak te kapjes se shtetit nga rilindja,kriminalizimit te zgjedhjeve dhe korrupsionit te frikshem ku PPP po shkaterrojne cdo qelize ekonomike Hanh dhe ca te tjere kishin preokupacion prishjen e kerpudhes se Edi Rames tek kryeministria.
Ne vend te qendrimit te rrepte kritik ndaj shpartallimit te shtetit Hanh duartrokiste per reformen qe po shpartallonte drejtesine.
Ne vend te kerkonte qe Parlamenti te kthehej ne nje institucion kontrolli ndaj qeverise Hanh shante opoziten me keq se Edi Rama.
Ne vend qe te ngrinte mekanizma kontrolli per zbatimin skandaloz te reformes ne drejtesi,perkundrazi permes Euralius i krijuan te gjitha mundesite qe drejtesia te kapej totalisht nga rilindja dhe sot mbi 80% e shqiptareve nuk kane asnje besim tek ajo.
Ne vend te shqetesohej per rendimin ekstrem te situates pas largimit te opozites nga parlamenti Hanh dhe ca te tjere te BE ne Tirane perqafoheshin e flisnin per gjoja opoziten e re qe merr zero vota ne Shqiperi.
Ne vend te shqetesoheshin per korrupsionin e tmerrshem ne mes te Tiranes ku nje cm rruge e Edi Rames eshte me e shtrenjte se floriri Hanh komentonte kapsollat e dhjetra mijra qytetareve ne proteste.
Sot Hanh ka zgjedhur te kthehet ne Ponc Pilatin e koheve moderne dhe ka filluar e flet per dialogun politik te munguar ne Shqiperi.
Kushdo mendon se ky Hanh eshte ne diten e pare te detyres, kur ne fakt eshte ne fundin e disa viteve, kur nuk ka punuar per dialogun politik ne Shqiperi por per pandeshkueshmerine dhe perkrahjen e dyshimte dhe te erret te Edi Rames.
Hanh perfundimisht edhe si Ponc Pilat eshte shume vone.
Ai dhe ca te tjere si ai, ne BE-ne e Brukselit dhe ca me keq te BE-se se Tiranes, zhbëne edhe rekomandimi e pare dhe historik te 9 nentorit 2016 per hapjen e negociatave, i cili u mor fale votimit me 140 vota te reformes ne drejtesi.
Ja cfare thote sot Hanh alias Ponc Pilati:
"Për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament, qeveria ka vshtirësi për të udhëhequr dialogun dhe se ka një procedurë për shkarkimin e persidentit. Natyrisht vendet anëtare të BE gjithashtu vlersojnë situatën e përgjithshme politike në një shtet”,- tha ai.