Vasili: Heshtja e ndërkombëtarëve për Durrësin, një faj shumë i rëndë

Tuesday, 30 July 2019 19:41

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cilëson vendimet e Gjykatës së Durrësit për mandatin e kryebashkiakes, si aktin më të rëndë të drejtësisë.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se heshtja e ndërkombëtare për vendimin më skandaloz është një faj shumë i rëndë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Vendimet e Gjykates se Durresit per votimet moniste te Bashkise jane asgjesimi i shtetit ligjor,13 tetori e vetmja rruge.

Dy vendime te Gjykates se Durresit per te njejten ceshtje te Bashkise se Durresit jane fundi i turpshem i shtetit Ligjor dhe bashke me te edhe Reformes ne Drejtesi.

As ne ditet me te keqia te sistemit te drejtesise nje skandal i tlle nuk ka ndodhur kurre. Cdo vendim gjykate eshte ankuar dhe shqyrtuar nga nje gjykate e nje niveli me te larte.

Keto principe bazike respektohen edhe ne vendet me te prapambetura te botes. Kapja e reformes ne drejtesi nga rilindja e kriminalizuar eshte shkaku i vetem i skandalit te Gjykates se Durresit.

Reforma ne drejtesi,qe gjoja do te sillte ndryshimin e madh perkundrazi solli degradimin e madh dhe asgjesimin e shtetit te se drejtes deri sa lejon skandale te tilla.

Nderkombetaret qe duatrokisin pa u lodhur reformen ne drejtesi kane sot perpara syve nje skandal kaq flagrant dhe heshtin. Shqiptaret e kane te qarte kapjen e drejtesise ndaj me shume se 80% e tyre nuk e besojne ate.

Heshtja e nderkombetareve perpara nje drejtesie te tille skandaloze eshte faj shume i rende me pasoja per shume vite qe vijne. Organet e reja te Reformes ne Drejtesi KLGJ dhe KLP i shohin skandalet si ky i Gjykates se Durresit dhe nuk veprojne duke shkelur e dhunuar ligjin e duke fshehur kesisoj skandalin.

Institucione te tilla nuk i duhen askujt ato jane thjesht bashkeautore dhe bashkefajtore te kapjes se drejtesise dhe asgjesimit te shtetit ligjor. Vetem zgjedhjet e lira dhe te ndershme ne 13 tetor jane rruga e vetme per çlirimin e shtetit ligjor nga kapja asgjesimi dhe kriminalizimi rilindas.

Login to post comments