Regjisori Robert Budina nga emisioni “Tempora” në Ora News u shpreh se ditën e sotme kryeministri i shpalli luftë artistëve dhe ata do të luftojnë.
Meço: Pse Aleanca nuk e ka tentuar referendumin më herët?
Budina: Ne kemi bërë një peticion vjet para se ta çonim punën në Presidencë. Nuk u taks për referendum ishte thjeshtë për të pasur numra se sa veta e mbështesnin kauzën e teatrit dhe ishin rreth 5700 në internet dhe 780 firma që nuk donin të shembej teatri dhe restaurohej. E dimë ne që kryeministri sot na shpalli luftë dhe ne nuk do të ikim do të luftojmë. Të tërë që flasin të vijnë tek teatri dhe shpëton teatri. Të jenë figurat atje dhe të luftojnë, nuk ka mundësi tjetër.