7 pyetje për Ramën dhe bisedën e tij me Macron

E Enjte, 01 August 2019 12:20
Nga Sali Berisha
 
 

‘Me Macron kam marrëdhënie më të afërt se me shumë të tjerë, kemi komunikim të vazhdueshëm. Ka kërkuar të flasë me mua rreth 1 orë, sa u detyrova të shkoj me vonesë në Asamble. Kemi folur për Evropën dhe rajonin, kaq’.

Këto deklaroi në konferencën e tij të shtypit Edvin Mafia.

Unë këtu nuk do komentoj asgjë nga këto sepse sipas tij Presidenti i Francës paska këshilltar për Europën dhe Ballkanin kreun e narkoshtetit të vetëm në Europë, Edvin Mafine.

Por këtu do ti shtroj disa pyetje liderit global për drogën, me këtë rast shtoj se mjerë ai që i bie ziles apo i hap telefonin Edvin Mafisë pasi si rriqen nuk shqitet, nuk shqitet dhe verem të shpifë. Kjo është dhe arsyeja që kurrë nuk i pranova dhe nuk i dërgova një alo të vetme!

Por këtu dua ti shtroj disa pyetje me rëndësi për publikun shqiptar!

Dy pyetje për Edvin Mafinë lidhur me bisedën e tij me presidentin Makron.

1-Pse presidenti anuloi vizitën në Shqipëri të njoftuar me pompë të madhe nga vet Rama në tetor të vitit të kaluar?

2-Pse nuk të priti në Beograd siç kërkove ti mikut tënd të ngushtë Vuçiç?

3-Pse anuloi vizitën dhe nuk erdhi në Shqipëri siç ishte njoftuar ministri i Jashtëm i Francës?

4-A i kërkove te falur presidentit Makron për atë që u the deputeteve austriak në prani të deputetit socialist F. Von V., se ai është një idiot?

5-A u skuqe kur fole me të duke qenë kryetar i narkoshtetit të parë në Europë dhe i rikthimit te monizmit pas 30 vjetësh pluralizëm?

6-Si u justifikove për mos plotësimin e asnjërit prej kushteve të vendosura nga Këshilli i ministrave të BE-s për hapjen e negociatave me Shqipërinë?

7-A kërkove që Franca që ka bllokuar vizat e Kosovës për shkak të Shqipërisë ti ç’bllokojëato?

Nuk po harxhoj pyetje se tashme dihet se cili është qëndrimi i prerë i Francës për hapjen e negociatave për Shqipërinë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...