Ilir Meta gati të japë dorëheqjen, propozon një ‘president teknik’

E Enjte, 01 August 2019 14:08

Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish sot thirrje kryeministrit Edi Rama që të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira, madje Presidenti duke thënë se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Brenda kësaj teme ai deklaroi se në rast se Rama do të donte që Ilir Meta të jepte dorëheqjen nga ky post, ai do ta bënte por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Meidani.

‘Mos realizimi i zgjedhjeve ne 13 tetor, do të jetë kosto serioze në pikëpamjen ligjore, por është penalizmi i sigurtë, 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërie në tetor.

Kjo do të ishte një goditje e madh e gjithë perspektives europiane, që është vonuar këto 3 dekada. Unë e ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama që të reflektojë, mos pengojë zbatimin e dekretit për datë 13 tetor, ftoj KQZ dhe institucionet e tjera të mos vazhdojnë në paligjshmëri, dhe partitë opozitare që duan të marrin pjesë në zgjedhje që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptar në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë që kemi detyrim t’i zbatojmë.

Kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë dhe kjo është detyrim që u takon të gjithëve.

Po kështu qeveria e konsideron normale, unë nuk i kam kërkuar as kryeministrit që të japë dorëheqjen, pavarësisht se kjo është kërkuar nga opozita.

Qeverisë i kam kërkuar që të tregojë përgjegjësisë e saj, të respektojë kufijtë e saj që i ka dhënë kushtetuta dhe garancitë e nevojshme.

Unë s’kam patur iluzione, që Shqipëria do organizojë zgjedhje daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër.

Presidenti do japë shembullin personal, nëse s’do bëjmë zgjedhje në 13 tetor, do bëjnë zgjedhje Presidenciale.

Presidenti është dhe më i hapur, nuk ka frikë nga vota e shqiptarëve, që në rast se do kryeministri të lerë dhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkurruar në 13 tetor, por me një kusht që në këtë zyrë të vij një person me shumë integritet dhe që ka qenë në këtë zyrë dhe që ka provuar që mbrojtja e interesit kombëtar, pra të jetë profesor Rexhep Meidani’, tha Meta

Modifikuar më E Enjte, 01 August 2019 14:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...