Presidenti dhe SHBA,  të qartë në respekt të institucioneve

Premte, 02 August 2019 11:28

Në intervistën e mbrëmshme për Zërin e Amerikës, Mattheë Palmer, Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, shprehur disa shqetësime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqetësime këto të njëjta me ato që ka shpalosur Presidenti i Repubklikës së Shqipërisë Ilir Meta në të gjitha javët e fundit, në mënyrë insistuese, ccdo ditë.

Presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit duke thënë se nuk kishte mundësi zgjedhjeje por vetëm votime, pasi shqiptarët nuk kishin alternativa. Të njëjtin shqetësim shprehu mbrëmë edhe Palmer, i cili nënvizoi se “procesi i përgjithshëm i mohoi popullit të Shqipërisë një alternativë kuptimplote. Pra, ekzistojnë shqetësime dhe rezerva reale në lidhje me vetë zgjedhjet, siç artikulohen nga OSBE-ja”.

Palmer tha gjithashtu se ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë. Është i njëjti qëndrim që ka mbajtur edhe Presidenti Meta. Ai është shprehur se kjo krizë e rëndë politike duhet zgjidhur nga shqiptarët, duke treguar përgjegjshmëri.

Interesant ishte edhe qëndrimi i Mattheë Palmer në lidhje me mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë ai tha se SHBA-të shqetësohen shumë nga ky fakt. “Ne do të dëshironim që gjykata të konstituohej. Mendojmë se është shumë e rëndësishme që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë të ketë përgjegjshmëri, transparencë dhe respek për sundimin e ligjit.

Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeministrit Rama, siç kemi bërë me paraardhësin e tij dhe si ç’do të bëjmë edhe me pasardhësin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme për rajonin”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në mënyrë konsistente e ka shprehur këtë shqetësim për Gjykatën e Lartë dhe ka apeluar shpesh që të merren masat në këtë drejtim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...