‘E premtja e zezë e Euros’, ish Kryeministri: Dyshime për larje parash nga Soros, Edvin dhe Olsi Rama

Premte, 02 August 2019 14:20

sh Kryeministri Berisha ka ndarë më ndjekesit e tij në facebook mesazhin e një qytetari që i shkruan për situatën e rendë në te cilen ndodhet Euro gjatë këtyre diteve dhe që gjatë 24 orëve te fundit ka kapur vlerat më të ulta ne 12 vite.

“E premtja e zezë e Euros në Shqipëri!”, shkruan Berisha duke shtuar se “Hidhen dyshime serioze për spekullime dhe larje parash nga Soros, Edvin dhe Olsi Rama!”

Ja postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:

 

E premtja e zezë e Euros në Shqipëri!

Hidhen dyshime serioze për spekullime dhe larje parash nga Soros, Edvin dhe Olsi Rama!

Miq, sot euro e helmuar nga narkoeuro pësoi në Tiranë rënien e saj në pikiate, me të madhen në 12 vite, duke shënuar të premten e saj të zezë.

Iu bej thirrje Fondit Monetar Ndërkombetar, Bankës Botërore të ndërmarrin me përparësi një hetim të plotë mbi shkaqet e vërteta të gjendjes tejet të kërcënuar të euros në Shqipëri dhe të marrin masa të menjëhershme ndaj çdo spekullimi që po trondit në themel monedhën europiane dhe se bashku me të narkoekonominë e brishtë të Shqipërisë dhe sistemin e saj monetar.

Lexoni mesazhin e bankierit dixhital. sb

Përshendetje dr jam punonjes i një banke të kategorisë së dytë. Ju keni ngritur me të drejtë pasojat e dëmshme mbi eksportet prodhimin dhe ekonomine në tërsi të rënjes dramatike të euros rënje të cilën ju me të drejtë që në fillim e lidhet me kamionët e narkoeurove.
Banka e Shqipërisë ndonse ka hedhur në treg kamionë me lekë dhe ka blerë mbi 1 miliard narkoeuro me qëllim që të parandalojë rënjet e mëdha ka dështuar në perpjekjet e saja. Në rrethet bankare flitet gjërsisht se një forcë madhore me fuqi shkatëruese po ndërhyn në kursin e eurove me sasi kolosale të narkoeurove që disponojne dhe ky eshte grupi i Soros dhe Edi Ramës kontrollues kryesor të tregut financiar në Shqipëri. Vendosa të ju shkruaj se ky grup me këtë lojë, spekullim dhe larje të kamionve me narkoeuro mund të çojë vendin drejt një katastrofe financiare.

Image

 

Modifikuar më Premte, 02 August 2019 14:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...