'E mira, e bukura, e vërteta janë një'/ Aktori video-poezi në mbështetje të kauzës së Teatrit Kombëtar

Premte, 02 August 2019 18:40

Aktori Shkëlqim Basha, i mirënjohur në skenën e Teatrit Kombëtar, veçanërisht për interpretimin e rolit Arturo Ui, dërgon këtë mesazh videopoetik në mbështetje të qëndresës sonë.

Përmes një video-mesazhi, aktori shpreh përkrahjen e tij lidhur me çështjen e Teatrit, ndërsa mes vargjeve të poezisë lexohet ndër të tjera: "Të ecësh kundër rrymës nuk është edhe aq e lehtë, 
duhet guxim, forcë edhe integritet. 

I papajtueshëm me të keqen që lëvrin në çdo anë 

je i sinqertë me vetveten që nesër mos të bëhesh pishman. 

E mira, e bukura , e vërteta janë një". 

Video poezia e Shkëlqim Bashës

Të ecësh kundër rrymës nuk është edhe aq e lehtë, 
duhet guxim, forcë edhe integritet. 
I papajtueshëm me të keqen që lëvrin në çdo anë 
je i sinqertë me vetveten që nesër mos të bëhesh pishman. 
E mira, e bukura , e vërteta janë një , 
si edhe t? tjera vlera njerëzore që nuk duhen anashkaluar apo të lihen pas dore. 
E dhimbshme, e mundimshme është kur i ngjitesh malit, 
por kur arrin në majë i harron t? gjitha kur ajrin e pastër dhe hapsirën e pafund shijon. 
Peshku në lumenjtë e rrëmbyeshëm kundër rrymës shkon, 
duke i hedhur duke kërcyer gojës së uritur i shpëton. 
Kundër rrymës je por ne vend qëndron, 
kundër rrymës je por i pafuqishëm për ta çarë rryma të rrëmben. 
Nuk je aspak kundër rrymës kur atë në paqe e shoqëron, oportunist që vetëm veten shikon. 
A thua asgjë e keqe nuk të ndodh kur prej saj ti përfiton?!  
Jo asgjë e keqe nuk të ndodh, kur ti vetëm lavdi kërkon, kur ti dhe vetëm ti të jesh në çdo timon. 
Kur ti me tallje, me arrogancë, me vulgaritet, me etje për pushtet harron idealet , 
harron ku ishe dhe sa poshtë po zbret. 
Këtë lloj metamorfozë askush nuk ta miraton, 
vetëm soji yt që je lidhur me zinxhir interesi dhe për keq do të kujtohesh përgjithmonë. 
E kështu pra na qenka jeta, shoqëria? 
Ta lëmë ashtu siç i kemi gjetur? 
Apo të shkojmë kundër rrymës me mend në kokë e të moderuar, të impenjuar dhe të vlerësuar prej të gjithëve?! 
E pra kundër rrymës të shkojmë, 
të moderuar, modestë, të impenjuar dhe me sa mundësi të kemi të mos jemi indiferentë. 
Botën ta ndryshojmë në çdo hap e të jemi ekzigjentë, me fanatizëm kujtimet dhe vlerat ti mbrojmë

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...