Gjyqtarë “të përkohshëm”, SPAK me prokurorë më pak se limiti ligjor. Kjo është “Drejtësia e Re”?

Saturday, 03 August 2019 12:00

Nga Boldnews.al

Reforma në Drejtësi, nga një furtunë e pritshme kundër politikanëve të korruptuar, u shndërrua në një ortek kundër strukturave të drejtësisë.

Tre vjet pas miratimin të ndryshimeve kushtetuese që i hapën rrugën asaj që do të ishte “reformimi” i sistemit gjyqësor, në fakt është shndërruar në një pengesë themelore për Shtetin Shqiptar.

Pas kolapsit që pësoi Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme, tashmë ende nuk ka një dritë në fund të tunelit për një zgjidhje të plotë dhe efikase.

– Gjykata Kushtetuese, edhe nëse krijohet, do të jetë me 6 anëtarë, nga 9 që parashikon Ligji Themeltar. Numri “6 anëtarë” nuk është parashikuar në asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore.

Por, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, struktura që verifikon kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e drejtuar nga Ardian Dvorani, mendon që mund të vendosë në funksion atë institucion edhe me 6 anëtarë, një numër më të vogël se sa ai kushtetues.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen sipas formulës: 3 anëtarë nga Parlamenti, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

– Por, kjo e fundit, pra Gjykata e Lartë, nuk mund të zgjedhë 3 kandidatët për në Kushtetuese, pasi vetë sot është jo-funksionale.

LEXO EDHE  Do paguani me qimet e kokës, vazhdoni si macja me miun…/ Rama kërcënon hapur bizneset (FOTO)

Për të zgjidhur “ngërçin” në Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka aprovuar një ide “të çuditshme” të EURALIUS-it; emërimin e anëtarëve të përkohshëm të Gjykatës së Lartë.

KLGJ, fillimisht ka miratuar 2 “anëtarë të përkohshëm” të Gjykatës së Lartë vetëm për çështjet e ekstradimit. Kjo ‘zgjidhje” nuk është parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj. Por, gjithësesi, kjo nuk e ka penguar Këshillin e Lartë Gjyqësor që të gjejë zgjidhje me “të përkohshëm”, një skemë e cila nuk dihet se sa do të zgjasë dhe se deri ku do t’i shtrijë efektet.

– Prokuroria e Përgjithshme, prej më shumë se dy vitesh, funksionon me Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, një funksion, i cili gjithashtu nuk është parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ligj.

E, megjithatë, komisioni parlamentar i Ulsi Manjës nuk e pati aspak problem që të zgjedhë Kryeprokurore të Përkohshme mikeshën e tij, Arta Marku, si PPP (Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme).

– Ndërkohë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, struktura përgjegjëse për zgjedhjen e anëtarëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, po përgatitet që të ngrejë Prokurorinë Speciale me një numër më të vogël se 15 anëtarësh, siç e përcakton ligji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...