Na drejtojnë komunistët e rinj, ja çfarë po bën policia

Saturday, 03 August 2019 12:14

Nga Ylli Manjani

Sistemi komunist kishte vetëm një mjet për të kryer punë: POLICINË.

Dhe normale ishte sepse asokohe skishte as pushtet tjetër të pavarur nga partia-shtet, por as organe të tjera si Tatime apo Bashki, polici e inspektoriate.

Por sot ku i gjen ligjet pushteti që uedhëron policinë të pastrojë plazhet, të nxjerrë njerz nga shtëpitë e tyre, të bllokojë biznese, të urdhërojë sekuestro llogarish bankare, të mos njohë akte zyrtare e noteriale?!

Skenat e dhunës ndaj bizneseve, të gjitjë me leje dhe me investime të tyre në plazhet e Ksamilit ishin tipike sjellje të policisë komuniste!

Disa prej atyre plazheve nuk kanë ekzistuar fare, por i ka krijuar privati me shumë mund e para në vite.

Edhe nëse do ishin pa leje do të duhej të sqaronte situatën Bashkia dhe policia bashkiake, jo policia e shtetit!

Cilin ligj zbatoi dje Policia e (pu)shtetit?!

E kuptoj që sot sundojnë komuniatët e rinj, por ligjet ende janë të sistemit demokratik.

E kuptoj që këta nuk pyesin më për ligje, por të paktën mos na hapin barkun me propagandë se “po bëjnë shtet” dhe, shqetësohen për kushtetutën.

Neokomunistë janë dhe snjohin as shtet, as pronë, as zgjedhje, as liri e as demokraci!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...