Meta godet: Krimbat u bënë flutura

Diel, 04 August 2019 21:34

Poeti tropojan Hamit Aliaj, i njohur ndryshe si poeti i Bjeshkëve të Nemuna, feston sot 65-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar për letrarin nuk mund të mungonte as urimi i presidentit të Republikës Ilir Meta.

 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit ndër të tjera shkruan se "Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit".

 

Urimi i Metës shoqërohet me një prej poezive të Aliajt.

Postimi i plotë i presidentit:

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,
Nga fitimtarët, 
Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!

Image

 

Modifikuar më Diel, 04 August 2019 21:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...