'Ka një zhgënjim të madh'/ Lubonja: Jemi në nivel mizerabël, po vidhet në mënyrë të jashtëzakonshme

Hënë, 05 August 2019 18:46

Analisti Fatos Lubonja nuk kursen akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar që ky i fundit do të marrë një sinjal për t’u ndalur në çmendurinë e tij.

I ftuar në News 24, Lubonja u shpreh ndër të tjera se, vendi ndodhet në një nivel mizerabël, pasi sipas tij, po vidhet në mënyrë të jashtëzakonshme.

 

“Jemi në një nivel mizerabël. Nëse nuk merr një sinjal të fortë Edi Rama, do ta prishë edhe teatrin dhe do vazhdojë përpara. Se si do ta marrë sinjalin, këtë nuk e di. Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale”, u shpreh analisti.

 

Duke u ndalur të kriza e thellë politike dhe dekretimi i 13 tetorit si datë për zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe presidenciale, analisti hodhi dyshime që kjo të realizohet.

Sipas tij, Rama po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar 13 tetorit.

“Debati nuk bëhet me deklarata publike, por duke u ulur, madje jashtë kamerave. Opozita duhet të dalë me një opsion, jo me dy. Problemi ynë është ky: sikur të kishte drejtësi, shumë prej këtyre do të iknin vetë. Për 13 tetorin nuk është punuar shumë dhe problemi është nëse do ta pranojë Rama. Nuk kam besim që mazhoranca me Ramën në krye mund t’i rikthehet mundësisë së zgjedhjeve. Projekti është që edhe Gjykata Kushtetuese të kapet nga mazhoranca dhe jemi në regjimin e komunizmit dhe do ngrihet sërish pikëpyetja se si duhet rrëzuar ky regjim”, tha Lubonja.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nëse nuk rrëzohet dot?

85% e njerëzve nuk kanë votuar. Njerëzit janë të lodhur me politikën. Unë e di që edhe ata që kanë votuar për socialistët, nuk votojnë më. Ai që voton Erion Velijan është trutharë. Unë nuk mendoj se shqiptarët janë aq budallenj. Ka një zhgënjim të madh. Ata që nuk votojnë, nuk votojnë se janë të zhgënjyer nga politika në përgjithësi. Por duke parë që PS po shkon nga shiu në breshër, opozita duhet të punojë me njerëzit, t’i takojë. Plani shkatërrimtar i Ramës është afatshkurtër, ai mund ta mbajë pushtetin dhe për ca.

Protesta për teatrin, shoqëria e shqetësuar?

Jo, e sëmurë, që herë reagon, herë bie. Sëmundja avancon, reagon dhe bie organizmi, por degradimi është i qartë. Ndjesia që nuk ka shtet të qytetarëve, por shtet të kapur nga një bandë, e ke kudo. Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale. E rënda është se grupi i njerëzve që përfiton është i kapur nga një parti dhe është gjithnjë e më i vogël. Në këtë aspekt, degradimi është shumë evident. Rama vetë bënte dikur konkurse për të ndërtuar ndonjë kullë, po keni parë tani të ndodhë? As nuk dihet fare, e kapin trafikantët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...