Anëtarët e PS në KQZ refuzuan 13 tetorin/ Braimllari i paralajmëron: I kanë thënë burgut hapu

Hënë, 05 August 2019 21:16

Opozita drejton gishtin nga KQZ, që sipas saj 4 anëtarët kanë shkelur ligjin me refuzimin që i kanë bërë dekretit të Presidentit për 13 tetorin.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Sekretar i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha se ata do të përballen me ndjekje penale.

"KQZ është dukshëm në drejtimin politik të Edi Ramës, jo vetëm në drejtimin e vendimmarrjes, por shkelin ligjin, bëhen kamikazë të Edi Ramës që në gjykimin tim ata do të përballen me ndjekje penale. Ligji e parashikon se çfarë do të thotë shkatërrim i zgjedhjeve, shkatërrim i demokracisë në vend e kështu me radhë. Ata refuzuan dekretin e Presidentit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në 13 tetor. Ata nuk kanë të drejtë të marrin vendim mbi dekretin e Presidentit. Është Gjykata Kushtetuese që shprehet, jo KQZ, jo Denar Biba me shokë", është shprehur sekretari i përgjithshëm i LSI.

Më tej, Braimllari paralajmëron anëtarët e mazhorancës në KQZ se do të përgjigjen penalisht për veprimet e tyre.

"Do të merren të gjitha masat, ata me këtë veprim i kanë thënë burgut hapu. Për këtë të jeni të sigurt. Po si duket e kanë mbyllur marrëveshjen me Edi Ramën dhe Edi Rama i ka nën kontroll dhe ata janë kthyer kamikazë të Edi Ramës për të shkatërruar demokracinë në vend. Sot KQZ kishin shansin që të hidhnin një gur shprese për të vazhduar me proceset demokratike në vend. Ata vazhduan me procesin e 30 qershorit, një proces farsë, monist i drejtuar nga Edi Rama", deklaroi Endrit Braimllari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...