Rama një kosh me “Roshë”

Tuesday, 06 August 2019 18:27

Edi Rama nuk po ndalet së shkeluri çdo lloj ligji në këtë vend bashkë me Kushtetutën. Kjo po ndodh jo vetëm në qeverisjen e tij, por dhe me të ashtëquajtura zgjedhje që ai i para blenë me krimin e organizuar si dhe në votimet moniste të 30 qershorit. Ky kryeministër në detyrë është i dashuruar më modelin “Roshi” dhe këtë e ka shtrirë tashmë kudo. Jemi të gjithë dëshmitarë të maskaradës së përfaqësimit nga Rilindja në Parlament dhe administratë. Pas e mbushi parlamentin më kriminelë dhe deri diku u mundësua pastrimi i tij fal këmbënguljes së PD dhe Lulzim Bashës duke sensibilizuar ndërkombëtarët dhe bërë ligjin e Dekriminalizimit sërish Rama qëndron në të tijën. Ai po reziston dhe po promovon sërish njerëz me precedentë. Ky është një tregues i qartë se Rama dhe krimi janë shkrirë në një dhe e kanë të pamundur të ndahen. Sërish është ai që i ka diktuar përfaqësuesit lokalë të dala nga votimet moniste të 30 qershorit. E ka bërë më parë Rama një gjë të tillë ku pavarësisht se ndërkombëtarët dhe madje ambasada e SHBA doli me emra për personat që nuk do kandidoheshin sërish kreu i bandës Rilindje e bëri të tijën. Të njëjtën përsëriti dhe në këto zgjedhje. Ka kandiduar personazhe problematike të denoncuara tashmë dhe nga opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha.

Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.
Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojnë për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.
Artur Bushi i  Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.
Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.
Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.
Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.
Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.
“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”- do të deklaronte zoti Basha sot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...