I gjithë vetingu varet nga Rama

E Enjte, 08 August 2019 18:48

Pavarësisht propagandës së Ramës i cili po na dal një partizan i reformës në drejtësi, siç duket edhe pse e mbështetur nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht nga partnerët tanë amerikanët , ajo po dështon me “sukses”. Edi Rama një kryeministër në detyrë, më saktë në ikje na trumpeton të bëjë drejtësinë, një politikanë mbi të cilin rëndojnë një mal me akuza të cilat për hir të së vërtetës u artikuluan dhe nga ndërkombëtarët, ku në raportin e OSBE i citua se pasuria e tij ishte 200 milionë euro dhe kjo para pak vitesh. Ti besosh Ramës reformën në drejtësi është si ti varësh ujkut mëlçitë në qafë. E ën fakt e parë në këtë optikë është e kuptueshme që Rama, kreu i organizatës Rilindje i kapur nga krimi i organizuar siç thotë opozitë që në bashkinë e Tiranës nuk do të tentojë gjë tjetër dhe në fakt atë po bën, po kap drejtësinë me qëllimin e vetëm për ti shpëtuar gjykimit.
E në fakt reforma në drejtësi po bëhet si reformë miqsh, krushqish dhe interesash rilindase dhe publikut nuk po i vjen një drejtësi që ata në fakt kërkojnë, e pavarur që të mund realisht të japi drejtësinë të barabartë për të gjithë. Kjo nuk ndodh për faktin se e gjithë drejtësia varet nga Rama. Prokurorë dhe gjyqtarë që kalojnë vetingun suksesin e kanë nëse kolliten ose kryejnë ca porosi të Rilindjes dhe të tjerët nëse nuk e bëjnë ndoshta për një paketë cigare që mund ta kenë në xhep të padeklaruar s’kualifikohen. E në fakt ka ndodhur, për disa gram hashash të nipit si përdorues një gjyqtar nuk ka kaluar e të tjerë kanë fshehur prona, kanë liruar vrasës dhe përdhunues, sot janë në ballë të drejtësisë së re që pritet të vijë e trumpetuar nga Rama. A nuk është ky një absurd. Pra, konfirmohet qartë që vetingu po kontrollohet nga Rama dhe instrumentet e tij të pushtetit, varet nga ai dhe bëhet si do ai. Ndërkombëtarët dhe veçanërisht miqtë tanë amerikanë duhet të jenë më vigjilentë ndaj kësaj maskarade që po ndodh në sistemin e drejtësisë me shpresën e një drejtësie të re e cila vetëm e tillë nuk duhet, por do të jetë e njëanshme dhe do të përdoret për gjueti shtrigash. Kjo duket qartë se nuk ka se si një kryeministër i korruptuar, ai dhe qeverisja e tij e zhytur në skandale të trumbetojë reformën në drejtësi dhe të kërcënojë në emër të saj. Atëherë kur ai e gjen guximin kjo do të thotë që reforma varet prej tij.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...