Kjo Vodo që sulmon RAI-n, mos ka lidhje vetë me trafiqet?!

Premte, 09 August 2019 12:15

Eksperimenti radikal i Sorosit në Shqipëri, një nga dëmet më të mëdha si në aspektin ekonomik por mbi të gjitha social e shoqëror,  është trafiku i drogës. Që nga koha e Saimir Tahirit, kur Shqipëria u bë hambari i Evropës për kanabisin, deri në momentin që flasim, trafiku i drogave të forta ;sht; shtuar, kryesisht kokania, nga Kolumbia.

Emisioni i rëndësishëm “Narcotica” i një prej mediave prestigjioze jo vetëm italiane, por edhe përtej kufijve të Evropës, me një profesionalizëm të thellë dhe seriozitet të jashtëzakonshëm, do të nxirrte në pah oktapodin e këtij trafiku dhe tentakulat e tij.

Sigurisht nuk është hera e parë, Shqipëria nuk është më problem, vetëm rajonal,por është problem kontinental për çështjen e këtij trafiku.

Megjithatë edhe pse është provuar me fakte audio dhe video, po nga burime serioze, lidhja e këtij trafiku me bandën e Rilindjes, anëtarë të kësaj të fundit dalin sërisht me mungesë të thellë përgjegjësie dhe tallje deri në makabritet,  me pasojat e marrëzisë së tyre. Dëgjuan sot zv/ministren Rovena Vodo, të cilën nuk e shqetëson fakti se çfarë ndodh nën hundën e saj, nën hundën e bandës së Rilindjes, por e kishte zënë sikleti i RAI-t, i vënies në dyshim të burimeve, profesinlaizmit të tij.   

Papërgjegjshmëria arriti kulmin dhe nuk ishte më e tillë, por kalonte në bashkëfajësi kur zv/minisitra me mbiemrin sllav, filloi të artikulonte ca lavdërime për policinë, e cila në të gjitha database-t e shërbimeve inteligjente serioze, rezulton e përfshirë.

Me çfarë guximi artikulohen fletë-lavdërimi, kur kupola e policisë është e gjitha në kërkim ndërkombëtar dhe sot e kësaj dite dhe nga Lleshaj, si “gjeneral i kanabisit” që është, nuk është lëvizuar as gishti i vogël për këtë çështje.

Mbrojtje të tilla , të trafiqeve të këtyre përmasave nuk jutifikohen më me të qenurit “i papërgjegjshëm”, apo “mediokër”.  Bashkëfajësia flet vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...