Maliqi: Rama i tepsisë dhe i babëzisë me oligarkët e krimin…

Hënë, 12 August 2019 10:56

Nga Lefter Maliqi

Doni më për Belulin? Ne qarkun Berat por që është përhapur në mbarë vendin përdoret kjo shprehje. Rama i tepsisë dhe i babëzisë me oligarket e krimin, gënjeu e mashtroi banorët e qarkut Berat në 2016-2018 se do ndërtonte në Berat ishullin përrallor të Osumit duke shpikur konkurse projekte perëndimore sa mori votat dhe jo vetëm gënjeu e mashtroi por i ka lënë në harresë. Po kështu lumturoi qytetarët e Kuçovës në 2018 për nisjen e punimeve brenda 2018 në bazën Ajrore të Kuçovës për investim mbi 50 milionë euro nga NATO, ku do hapeshin vende punë dhe do të zhvillohej ekonomia dhe investimi akoma s’ka filluar. Qytetarët e Beratit shihnin ëndrra me ishull, varka, lundrime, plazhe e punësime turistike, kurse banorët e Kuçovës gëzoheshin se do punësoheshin dhe do zhvillohej zona. Premtime boshe, varfëri ekstereme, papunësi, pasiguri kudo në mbarë vendin prej 6 vitesh nga kalorësi deshtak i Rilindjes së krimit. Vendi drejt destabilizimit, drejt kapjes së gjithë institucioneve, qeverisë, drejtesisë, pushtetit lokal, parlamentit dhe drejt kapjes së institucionit të fundit, Presidentit. Vendi drejt kolapsit të thellë ekonomik, politik dhe drejt instalimit të diktaturës. Mbi 300 mijë kanë emigruar në botë nga mungesa e shpresës dhe besimit ndaj Rilindjes së krimit, drogës, korrupsionit. Kudo arrestime të varfërish ndërkohë boset e krimit lëvizin të lirë, djemtë e nipat e deputetëve dhunojnë vajzat sikur të ishin bagëti, poshtërsi e madhe morale e dinjitetit njerzor, veprime shtazarake të mbrojtura nga Rilindja e krimit, kudo rritje çmimesh, taksash,arrestime politike, kërcënime, shantazhime, emërime nepotike, klienteliste, të paaftësh, vendosje gjobash, mbyllje biznesesh, zaptime, pronash, tritole, vrasje, grabitje, vjedhje, cenim i sigurisë kombëtare me grabitje miliona euro në Rinas, cenim i sigurisë ushqimore duke rrezikuar jetën e qytetarëve etj etj. Vendi pa Kushtetutë, pa Gjykate te Lartë, pa demokraci lokale pa parlament pluralist, ku po na çon Skenderbeu i mamicës, Sulltani i Tao taos, Mbreti i ciu ciut, Perandori i teta Ollgës se Korçës dhe Komandanti i Tërmetit. Doni më për Belulin?👎👎👎

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...