Belind Këlliçi: 'Shqipëria renditet ndër vendet me politikat më antirinore në botë'

Hënë, 12 August 2019 12:58

Në ditën ndërkombëtare të rinisë, kryetari i FRPD Belind Këlliçi ka bërë thirrje në FaceBook, ku i kërkon rinisë Shqiptare të bashkohet dhe të refuzojë regjimin barbar të instaluar nga Rama.

Ai rendit një sërë arsyesh se përse rinia duhet të ngrihet kundër këtij regjimi, si dhe tregon se është detyra e çdo të riu e të reje për ta ndryshuar këtë situatë e tu japim shqiptarëve qeverinë që meritojnë.

Më poshtë statusi i plotë.

Belind Këlliçi: Në ditën ndërkombëtare të rinisë, thirrja ime është për çdo të ri shqiptar, reagoni, refuzoni këtë regjim barbar, të bashkohemi për ndryshimin e madh për t’i dhënë fund tranzicionit.

Ne diten nderkombetare te rinise, Shqiperia renditet nder vendet me politikat me antirinore ne bote!

Politikat rinore te qeverise se Edi Rames nxisin emigrimin, analfabetizmin, ndeshkojne te arsimuarit dhe promovojne krimin.

Ne 6 vitet e Edi Rames ne pushtet, mbi 200 mije te rinj kane emigruar nga vendi.

Ne 6 vitet ne pushtet te Edi Rames, 130 mije nxenes braktisen shkollen.

Ne 6 vite ne pushtet te Edi Rames, si kurre me pare u promovuan personat me rekorde kriminale dhe ky fenomen vijon serish, sic eshte rasti i fundit i Valdrin Pjetrit.

Te rinjte shqiptare pavaresisht arsimimit dhe kualifikimeve te tyre, kane te pamundur te gjejne nje pune dinjitoze. Varferia rritet nga viti ne vit. Shqiptaret sot vuajne dhe per buken e perditshme.

Nderkohe Edi Rama vazhdon te vjedhe e plackise vendin, sic u faktua se fundi me skandalet korruptive si rruga Milot-Balldre, Unaza e Madhe apo afera me Teatrin Kombetar.

Arka e shtetit eshte bosh sepse parate perfundojne ne xhepat dhe llogarite bankare te qeveritareve dhe nje grushti oligarkesh. Nderkohe qe arken bosh Edi Rama kerkon ta mbushe me gjoba ndaj biznesit, ne te ashtequajturen lufte kunder informalitetit qe e nis cdo vit, e cdo vit informaliteti shtohet me shume, apo ne tarifat e rritura te edukimit per studentet qe i mashtroi dhjetorin e shkuar.

Ne diten nderkombetare te rinise thirrja ime eshte per cdo te ri shqiptar, reagoni, refuzoni kete regjim barbar, te bashkohemi per ndryshimin e madh per ti dhene fund tranzicionit e per te hedhur baza te forta te nje sistemi demokratik, ku te gjithe jane te barabarte para ligjit, ku meritokracia prevalon mbi interesat e ngushta per nje grusht votash te kryeministrit, ku rinia eshte zeri me i fuqishem i shoqerise.

Asnje regjim ne bote nuk i ka rezistuar dot perballjes me rinine. Regjimi kriminal i Edi Rames do te kete fundin e cdo krimineli ne bote, prangat.

Eshte misioni yne, i cdo te riu, ta ndryshojme kete situate e tu japim shqiptareve qeverine qe meritojne. Te krijojme kushtet per zhvillim ekonomik, per punesimin e te rinjve, per ta hequr njehere e pergjithmone Shqiperine nga statistikat e vendeve me te varfra e korruptuara ne bote, ku qytetaret nuk sigurojne dot as buken e gojes.

Bashke mund t’ia dalim. Bashke mund dhe do ta bejme Shqiperine si e gjithe Europa.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...