Vasili: 13 Tetori ka rëndësi kritike, humbja çon në mbylljen e dyerve të Europës

Hënë, 12 August 2019 15:32

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se 13 Tetori i dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet lokale, ka rëndësi kritike, pasi humbja e kësaj date thotë ai, do të thotë se Europa na mbyll dyert. Vasili i bën thirrje qeverisë dhe politikës në tërësi, që të mos humbasë këtë mundësi për ti dhënë zgjidhje krizës, pasi do të ndikojë më shumë tek Integrimi Europian i Shqipërisë. ”Pasojat social-ekonomike do të ishin aq të rënda sa qe fantazia e politikës mediokre shqiptare, nuk do ti përfytyronte dot. Shpërdorimi i shanseve për të shpetuar in ekstremis integrimin do të ishte dëm, faj dhe përgjegjësi pa asnjë alibi. Kemi vetëm një shans për të dhënë një sinjal që do të mund të na hapte sërish rrugën e integrimit dhe ky është 13 tetori”.

Shkrimi i plotë

Deshtimi i Integrimit mbetet, miqte dhe armiqte e tij vene e vijne! Integrimi eshte standart politik, seriozitet shteteror i monitoruar dhe pergjegjshmeri rrenjesisht e re e qeverisjes se vendit. Eshte nje hap qe ndan koherat dhe e projekton Shqiperine atje ku duhej te ishte shume e me shume vite me pare. Koha dhe shanset e humbura e te shperdoruara keqas jane te shumta sa asnje vend tjeter ne Ballkan. Viktima e vetme te ketij shperdorimi te tmerrshem jane shqiptaret.

Qeverisja dhe kryeministri jane te qarte ne axhenden e tyre kunder integrimit ne funksion te lidhjeve te tyre te erreta antieuropiane. Ata me kriminalizimin, drogen, korrupsionin dhe pastrimin gjigand te parave po i sherbejne dite e nate kesaj. Momenti nuk pret. Armiqte dhe miqte e integrimit ne politiken shqiptare jane alternuar shume here dhe po te kthesh koken pas mund te qeshesh hidhur me kete parodi te zeze.

Si asnje here me pare nje date e caktuar si 13 tetori ka nje kuptim dhe rendesi kritike dhe te shumefishte. Eshte konsumuar pa fund zemergjesia europiane per te mbajtur hapur dyert e integrimit per Shqiperine. Humbja e shanseve qe 13 tetori perfaqeson do te thote nje mbyllje tragjike e dyerve te Europes dhe krijimi i nje perspektive te erret,tronditese,te hidhur dhe pa rrugedalje.

Pasojat social ekonomike do te ishin aq te renda sa qe fantazia e politikes mediokre shqiptare nuk do ti perfytyronte dot. Shperdorimi i shanseve per te shpetuar in ekstremis integrimin do te ishte dem, faj dhe pergjegjesi pa asnje alibi. Kemi vetem nje shans per te dhene nje sinjal qe do te mund te na hapte serish rrugen e integrimit dhe ky eshte 13 tetori.

Kush punon per kete punon per vendin dhe do te ishte njeherazi mik i integrimit, ndersa e kunderta do te thote punosh kunder vemdit e te jesh armik i integrimit. Ne se ky objektiv deshton, asnje retorike s’do te vlente asgje, pervecse thjesht armiqte dhe miqte e integrimit do te alternonin serish vendet. E kujt do ti hynte ne pune kjo?

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...