"Të shkrihet ministria e Brendshme!"

Hënë, 12 August 2019 16:09

Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani, ka kërkuar një ndërhyrje radikale me rastin e reformave që priten të bëhen në vend, edhe për një dikaster të rëndësishëm siç është ministria e Brendshme.

Manjani propozon shkrirjen urgjente të kësaj ministrie, të cilën në këtë gjendje ai e quan një institucion që kryen shkelje masive të lirive të njeriut dhe të Kushtetutës.

Sipas ish-ministrit, një ministri përgjegjëse politikisht për rendin publik do mjaftonte. Edhe kjo shumë e vogël në numër dhe me detyra thjesht drejtimi civil dhe auditi performance.

Në këtë kuadër Manjani propozon, edhe nevojën për transformimin e thellë të Policisë së Shtetit.

Sipas tij ajo duhet të jetë thjesht një ruajtëse e rendit publik dhe e gjitha e varur nga Prokuroria e Shtetit.

‘Reforma tjetër themelore që duhet të eliminojë menjëherë shkeljen masive të lirive dhe të drejtave Kushtetuese në vend, duhet të jetë shkrirja e Ministrisë së Brendshme.

Edhe si strukturë por edhe si mentalitet duhet shkulur ky çiban që prodhon vetëm anti-kushtetutshmëri.

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka emër dhe traditë shumë të keqe sepse ajo lehtësisht shndërrohet si mjeti kryesor i dhunës politike në vend.

Një ministri përgjegjëse politikisht për rendin publik do mjafton, shumë e vogël në numër dhe me detyra thjesht drejtimi civil dhe auditi performance do mjaftonte.

Kjo çon menjëherë tek nevoja për transformimin e thellë, por të thellë fare të policisë së Shtetit. Ajo duhet të jetë thjesht një ruajtëse e rendit publik dhe e gjitha e varur nga Prokuroria e Shtetit për gjurmimin dhe hetimin e çështjeve.

Policia nuk mund të hetojë e aq më pak të procedojë penalisht siç njofton çdo ditë! Kjo praktikë nuk ka lidhje me Kushtetutën e zbatimit korrekt të Lirive themelore.

Sigurisht i gjithë ky transformim rrënjësor do të duhet të shoqërohet me ndryshime ligjore domethënëse ku me përparësi do të duhet të: përmbysen ligjet e arrestimit pa prova, ndalimit të policisë të bëjë hetime në kuptimin proçediral penal dhe, kufizimin e të drejtës së shoqërimit në polici.

Pa harruar procedurën e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe të ndalimit të dhunimit të banesës natën.

Pra, pikëpamja ime është një Ministri Rendi që kryen detyrat civile dhe politike, por që nuk ka asnjë rol mbi Policinë. Kjo e fundit ruan rendin nga çdo kërcënim dhe vihet e gjitha nën hyqmin funksional të Prokurorisë.

Prokuroria ka përgjegjësinë kushtetuese para publikut për të luftuar krimin. Edhe zëdhënien në publik e bën Prokuroria dhe jo policia.

Kështu siç është sot ka qenë dhe në regjimin komunist!’, propozon ish-ministri Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...