Balla me hua, Braçe mbyll kredinë/ Tallja me shqiptarët në deklarimet e pasurisë, rilindasit me borxhe

Hënë, 12 August 2019 20:42

Figurat kryesore të Partisë Socialiste janë të zhytur në kredi, nga sekretari i Përgjithshëm deri tek Ministri për Diasporën.

I vetmi që në 2018 e ka shlyer kredinë e tij është numri dy i qeverisë. Diploma e ekonomisë dhe detyra si kryetar i komisionit të ekonomisë e kanë ndihmuar për t’i menaxhuar më mirë shpenzimet dhe detyrimet.

Sipas formularit të pasurisë Erion Braçe gjatë vitit të shkuar i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro. Ndërsa në kabinetin qeveritar të Edi Ramës ka edhe ministra që duhet të marrin kredi apo të paguajnë banesat me këste.

Pandeli Majko i Diasporës, si dhe një ndër figurat historike të PS, do t’i duhet të paguajë edhe 40 mijë euro kredi dhe këstin e shtëpisë. Gjithashtu shpenzimet për shlyerjen e këstit të banesës dhe një pjesë të kredisë i kanë kushtuar atij rreth 125 mijë euro pagesa.

Ndërsa përgjatë vitit të shkuar nga paga dhe qiratë ministri ka arkëtuar vetëm 28 600 euro. Në të njëjtën pozitë të përafërt me Majkon ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili gjatë vitit të shkuar ka fituar rreth 35 mijë euro, ndërsa mbetet borxh me bankat dhe personat fizikë rreth 34 mijë euro.

Balla ka një borxh prej 13 400 euro ndaj një personi fizik, ndërsa pjesën tjetër kredisë dhe kartës së debitit. Një ndër themeluesit e selisë rozë, njëkohësish kryetar i Kuvendi nuk ka asnjë kredi për të shlyer, por gjatë 2018 ka shtuar shpenzimet, pasi llogaria bankare i është pakësuar me 1700 euro. Edhe pse shumë vite në politikë dhe poste drejtuese, Gramoz Ruçi fiton më pak krahasuar me Erion Braçen, Pandeli Majkon apo Taulant Ballën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...