Lëshimi i Pjetrit, PD i kthehet Ramës: Lojës me larje duarsh i erdhi fundi

Tuesday, 13 August 2019 16:50

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me denoncimet e Partisë Demokratike për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sipas dokumentit të publikuar nga PD, Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë. Madje ai vetë shprehet PD ka firmosur pranimin e fajësisë.

Në një postim në twitter, Rama shkruan se jo vetëm Valdrini, por as vëllai i tij nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi PS-në, ndërsa thekson se përgjegjësia është individuale.

Pas kësaj deklarate të kreut të qeverisë ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një reagimi në Facebook, Bardhi shprehet se, ashtu si me Elvis Roshin, Arben Ndokën e Mark Frrokun, Rama po përsërit një film që shqiptarët tashmë e kanë parë.

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.

Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki”, shkruan Bardhi në reagimin e tij. /Syri.net

Modifikuar më Tuesday, 13 August 2019 16:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...