Memoriali turk/ Maks Velo: Vasalitet që na poshtëron si popull dhe na kujton 500 vjet robëri

E mërkurë, 14 August 2019 08:11

Për arkitektin dhe piktorin Maks Velo, vendosja e memorialit për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi nuk është veçse një kujtesë për 500 vitet e robërisë së Shqipërisë ndaj osmanëve, pasojat e së cilës, sipas tij po i vuajmë ende.

Velo është shprehur kundër vendosjes së memorialit nga ana e ambasadës turke. Ai e quan “një vasalitet që na poshtëron”.

Sipas tij, nuk ka përse shteti shqiptar të tregojë ndjeshmëri karshi një ngjarjeje “të dyshimtë”, përpos faktit që grushte shteti ndodhin çdo javë në botë, çka do të thoshte të ngrinim për çdonjërin memorialë nga Liqeni. Sa i takon mungesës së një përkujtese për viktimat e komunizmit, Velo thotë se ai vetë ka realizuar një skulpturë për nder të tyre, por as bashkia dhe askush tjetër nuk është interesuar për të.

Pak ditë më parë u vendos pranë Liqenit Artificial një memorial kushtuar të rënëve gjatë grushtit të shtetit në Turqi, a duhej ngritur, ç’lidhje kanë shqiptarët me këtë ngjarje?

Sigurisht që nuk duhej ngritur, është pa kuptim, pa asnjë logjikë, fare pa dinjitet. Një vasalitet që na poshtëron. Ajo që duhej bërë është që Parlamenti të aprovonte GENOCIDIN TURK KUNDËR ARMENËVE, (në Luftën e Parë Botërore), që e kanë aprovuar parlamentet e Francës, Gjermanisë etj..

Nga ana tjetër, pse duhet të na bezdisë ky memorial?

Na bezdis sepse na kujton 500 vjet robëri, krime e vrasje për të shtypur popullin shqiptar, moslejimin e mësimit të gjuhës shqipe. Shqipëria u bë vendi më i prapambetur i Ballkanit dhe këto pasoja nuk po i kalojmë akoma. Osmanët na mësuan të mos punojmë, të mos duam Europën e krishterë. Pasojat e kësaj zezone po i shohim sot me këtë korrupsion, me këtë krim, me këtë vetëposhtërim.

A nuk është vetë grushti i shtetit një ngjarje e diskutueshme në vetvete?

Sa për grushtin e shtetit, kjo është shumë e errët dhe duhet të kemi parasysh që vendet europiane nuk janë dakord me mënyrën se si po e menaxhon Erdogani këtë problem.

Pse shteti shqiptar duhet të tregojë ndjeshmëri karshi kësaj ngjarjeje?

Shteti shqiptar nuk ka pse tregon ndjeshmëri ndaj kësaj ngjarjeje. Grushte shteti ka çdo javë nëpër botë, do u bëjmë nga një memorial nga Liqeni të gjithëve?!

A nuk është kontradiktore që ne nuk kemi memorialë për viktimat e komunizmit, ndërsa e kemi mbushur Liqenin me përkujtimore për të huajt?

Unë kam bërë një skulpturë për viktimat e komunizmit, asnjëherë bashkia nuk ka ardhur ta kërkojë për ta vendosur nga Liqeni ose në një vend tjetër.

PANORAMA

Modifikuar më E mërkurë, 14 August 2019 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...