Jo vetëm Valdrini/ Basha bën listën e kryebashkiakëve të Ramës me rekorde kriminale

E mërkurë, 14 August 2019 14:00

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka folur për rastin e Valdrin Pjetrit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së u shpreh se rasti Pjetri nuk është i vetëm, por ka edhe të tjerë kandidatë të Edi Ramës që janë me të kaluar kriminale.

 ‘Me Valdrinin ata inauguruan hotelin e drogës. Për Valdrinin Edi Rama hyri në Shkodër dhe provokoi një konflikt të armatosur si në 2 prill. Atij i duhej atje Valdrini.

Kjo i dështoi dhe tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

Në të vërtetë Valdrin Pjetri dhe rasti i tij do të ishte i parëndësishëm nëse e vërteta do të ishte siç thotë Rama.

Rasti i Valdrinit nuk është i shkëputur. Sot një pjesë e mirë e kryebashkiakëve janë me lidhje kriminale.

Pjerin Ndreu në Lezhë i nxjerrë nga lista e zezë e Ambasadës amerikane për trafiqe, u rikthye deputet me Edi Ramën. U kap me dosjen 184. E keni dëgjuar si u bën presion mësuesve në Dibër dhe u kandidua në Lezhë.

Po ashtu Valbona Sako është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj.

Artur Bushi është i dënuar njësoj si Pjetri.

Agim Kajmaku në Vorë, person me dy identitete;

Dionis Imeraj në Dibër, me të shkuar kriminale.

Rakip Suli që duhet të ishte ndjekur penalisht për konflikt interesi kur përfitonte miliona para publike me kontrata.

Me këta Rama po mundohet të na imponojë sot përfaqësuesit e pakicës.

Mercenarët që po mundohen t’i bëjnë dalje Valdrin Pjetrit, nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për Dakon. Nuk shkruajnë asnjë rresht.

Për Gjiknurin e kapur në tentativë për të pastruar para në SHBA’, deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...