Sjellje prej gangsterësh e tatimorëve ndaj emigrantëve që vijnë me pushime, ja ç'ndodh në Kakavijë

E mërkurë, 14 August 2019 15:42

"Sjellje prej gangsterësh e narkotatimorëve ndaj emigrantëve që vijnë me pushime! Emigranti dixhital akuzon për trajtim kafshëror, poshtërues në doganat e vendit. Ai regjistroi aktet banditeske të narkodoganorëve ndaj emigrantëve, por narkopolici i grabiti telefonin celular.

Iu bëj thirrje mediave të përqëndrohen edhe në pikat e kalimit të kufirit dhe të dokumentojnë sjelljet brutale të narkoshtetit ndaj atyre që derdhin në dhera të tjerë, lumenj djerse dhe kanë kontribuar!"

(Shënim i ish-kryeministrit Sali Berisha në profilin e tij në Fb dhe mesazhi i dërguar nga emigranti)

Përshëndetje zoti Berisha!

Sapo kalova nga pika kufitare në Kakavijë. Sapo ndaloi autobusi, na nxorën të gjitha çantat edhe na detyruan t’i hapim në shesh sikur të ishim kafshë.

Pasi na hapen çantat, filluan të na kërkonin sendet personale. I fusnin duart nëpër çanta sikur të ishim terroristë edhe jo shtetas shqiptarë. Ne emigrantët i sjellim Shqipërisë çdo vit, 800 milionë euro dhe trajtohemi si kafshë.

Pasi më preku shumë kjo gjë, fillova të bëja një video. Pasi më panë policët e Psiqikut mendor, më morën telefonin me forcë edhe më detyruan që ta fshij videon, sepse po mos ta hiqja, do të kisha pasoja më pas.

Me një arrogancë, me një sjellje prej banditësh, torturojnë emigrantët. Kështu bënin edhe etërit e tyre dikur.

Ju lutem publikojeni Edhe dërgoni një gazetar që ta shikojnë të gjithë se si na sillen. Ju faleminderit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...