Rama s’mund të qeverisë pa krimin e oligarkët/ Ja si duhej vepruar me Valdrin Pjetrin…

E mërkurë, 14 August 2019 16:17

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, tha se askush nuk mund të vërë në dyshim akuzat lidhur me Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun e Rilindjes për Shkodrën.

Gjata tha se Edi Rama e ka të pamundur të qeverisë pa krimin, oligarkët, trafikantët e drogës.

“Rama e ka të pamundur të qeverisë pa krimin, pasi është i kapur prej tyre dhe ata e mbajnë në pushtet, ndërsa ai i shërben”, tha Gjata në studion e News 24.

Sipas Gjatës, Pjetri sot duhej të ishte nën arrest, referuar ligjit të dekriminalizimit.

“Valdrin Pjetri duhet të mbajë përgjegjësi për vetëdeklarimin, por problem kryesor është Edi Rama”, tha Gjata, duke e krahasuar qeverisjen e Rilindjes si një gjëndër që prodhon vetëm kancer.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD theksoi se referuar ligjit për dekriminalizimin, Valdrin Pjetrit, KQZ duhet t’i heqë mandatin si kryebashkiak, por e thekson se problem qëndron te Rama.

“Si ka mundësi që Edi Rama nuk i di këto dhe opozita i di, dhe i denoncon? Vërtet mendoni se Edi Rama nuk është në dijeni? Me ligj Prokuroria duhet të verifikojë kandidatët për deputet dhe kryebashkiakë, por ditën e parë të punës si Kryeprokurore, Arta Marku, largoi nga detyra ata që merreshin me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”, tha Gjata.

Sipas tij, referuar situatës me Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi vijon të qëndrojë kryebashkiake deri në zhvillimin e zgjedhjeve, pasi Pjetri nuk mund të marrë mandatin.

“Pjetri nuk ka bërë ende betimin, nuk është kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Në rastin konkret, Pjetri, nuk mund të betohet si kryebashkiak në këto rrethana, nuk mund të marrë detyrën dhe rrjedhimisht nuk mund të llogaritet fare si Kryetar Bashkie.

Në rast se do të kishte bërë betimin, atëherë duhej që të shkarkohej nga qeveria me një vendim dhe më pas Presidenti shpallte zgjedhjet e parakohshme të pjesshme”, ka sqaruar Gjata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...