Valdrin Pjetri në Shkodër, Basha: E çoi Rama të garantonte trafikun e drogës

E mërkurë, 14 August 2019 17:13

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës që të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës se përse vendosi Valdrin Pjetrin në krye të kësaj bashkie.

Për kreun e opozitës skema e kryeministrit për ta trajtuar rastin e Pjetrit si një rast individual është vetëm një mënyrë për t'i shpëtuar lidhjes së tij me krimin.

Basha: Tani Edi Rama po përpiqet me shpejtësi të laj duart. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke e ditur shumë mirë se kush ishte ai. Me qëllimin që ai të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit që kalon përmes Shkodrës.

Rasti i Vladrin Pjetrit nuk është i shkëputur pasi sipas selisë blu, në listën e PS-së janë edhe 17 emra të tjerë të lidhur me krimin. Në publikimin e emrave Basha nuk harroi të përmendte  edhe vëllain e kryeministrit Olsi Rama.

Basha: Një pjesë e mirë e të gjithë kryebashkiakëve janë me të kaluar kriminale ose me lidhje aktuale kriminale. E vërteta është se të gjithë këta i mbrojti Edi Rama, sepse kështu mbrojti të vëllanë e tij, Olsi Ramën, të përfshirë drejtpërdrejt me protagonistët e fabrikës së kokainës në Xibrakë.

Heshtja e socialistëve për penalizimin nga DASH të Vangjush Dakos, për Bashën vjen si pasojë e lidhjes së jetës politike të kryesocialistit Rama me botën e krimit.

Basha: E ndaluan edhe shtetet e bashkuara të Amerikës që të hyjë në Amerikë për korrupsion, por Edi Rama dhe mercenarët e tij nuk kanë asnjë fjalë dhe nuk shkruajnë asnjë rresht. 

Sipas kryedemokratit, kush beson se kryeministri mund të reformohet është naiv, ndërsa zgjidhja e vetme sipas tij për çrrënjosjen e krimit nga shteti, është i domosdoshëm largimi i Edi Ramës.

Modifikuar më E mërkurë, 14 August 2019 17:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...