Nga Tritan Shehu
Shtatë vite që u nda nga ne Arben Xhaferri, miku im i afert, mendimtari e politikani europeist e thellësisht Perendimor.
Per here te pare e takova ate pasditen e 11 shkurtit 1994 ne Tetove, nje dite para zhvillimit te Kongresit te Dyte te Partise se Properitetit Demokratik, ku ai u zgjodh Kryetar i saj.
Zgjedhja e Arbenit me 12 shkurt, ne ate dite te ftohte dimri aty, do te perbente nje nga sukseset me te medha te shqiptareve ne Maqedonine e dikurshme.
Do te perbente gjithashtu nje vendim pozitiv per stabilitetin e te atij vendi e Rajonit ne terresi.
Une jam i lumtur e krenar qe sado pak ndihmova atehere ne ate perzgjedhje thelbesore, tejet te rendesishme per zhvillimet e metejshme.
Ngelem deri ne fund miq e bashkepuntore te afert se bashku, duke u takuar per here te fundit ne Napoli, ne nje aktivitet te madh te Sant Egidio, ne pranine e Papa Benedetto XVI.
Boshlleku qe la Arbeni eshte akoma real e i madh.