Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me akuzat në drejtim të Valdrin Pjetrit, kandidatit të Rilindjes për kryebashkiak të Shkodrës, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 18 muaj burg për shpërndarje droge.
Dylgjeri i referohet në reagimin e tij inaugurimit të hotelit ku Pjetri është aksioner dhe ka marrë pjesë ish-ministrja e Rilindjes, Milva Ikonomi.
Postimi i Ylli Dylgjerit
Arritjet e Rilindjes…
Çfarë u la pa thënë për arritjet e Qeverisë?
Ish Ministrja e Ekonomisë Ikonomi inaguron në Tiranë hotelin e Drejtorit të vet PJETRI.
Dmth, e thënë thjeshtë: Rilindja të jep edhe punë, edhe shtëpi dhe hotel!
Bingooooo!
Votoni Rilindjen, keni privilegje.