Ikja e Pjetrit, Basha: Një kriminel më pak në politike
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pasi Valdrin Pjetri vendosi të dorëhiqet nga mandati që fitoi në votimet monopartiake të Edi Ramës në 30 qershor.
Kreu i PD-së shkruan se pas largmit të Pjetrit, tani politika ka një kriminel më pak.
Por sipas Bashës, asgjë nuk ndryshon deri në largimin e kokës së krimit politik që është Edi Rama.
‘Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik.’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.