Spërdredhja e Ramës për kriminelët që zgjedh të drejtojnë, Fillimi i ndryshimit nis vetëm me dorëheqjen e tij

Premte, 16 August 2019 11:51

Nga Bujar Nishani

Edi Rama sot ndoshta për të njëqindën herë u spërdrodh përsëri të tallet me shqiptarët përmes tiradave pa lidhje të llogjeve “është pak me barrë”.

Kërkon të gënjejë paturpësisht shqiptarët se kandidati i tij personal për të qeverisur Shkodrën “është përfshirë në krim vite më parë”, por ai e përzgjodhi si “burrë të zotin për fitore” !

Valdrini duhe të mbahet përgjegjës para ligjit për çdo gërmë të dhunuar të ligjeve tona por autori i shkatërrimit të shtetit shqiptar, kriminalizimit të ambjentit dhe çdo qelize të shoqërisë sonë, grabitësi i hapsirës së demokracisë të shqiptarëve ka vetëm një emër.

Dëmi i madh kombëtar është Edi Rama !

Aksident apo inplantim, të ketë qenë ai, sot emergjencë është dëmi kolosal që i shkaktoi këtij vendi !

Në çdo rast, çdo moment, çdo oportunitet, që ka patur në raportin e tij individul me shtetin, institucionet, shoqërinë i ka vënë në peshore me delikuentët e botës së krimit.

Natyrisht në interes të pushtetit të tij personal politik/financiar, por në produkt të një dëmi kolosal ndaj vendit e siç ka dalë kohët e fundit dhe të interesit kombëtar.

Nëse Valdrini paska qenë dikur punonjës në administratën publike, Edi Rama e qëmtoi atë atje ku ishte si “i përshtatshëm” për kriteret dhe modelin “triumfator” të Edi Ramës për të zhvatur me çdo formë e mjet pushtetin e pamerituar.

Edi Rama bëri atë që ka dhjetra vite që bën.

Thjesht, kjo është kultura e tij mbi politikën, morali i tij mbi shoqërinë, modeli i tij për shtetin.

Edi Rama trampoloi në nivelet më të larta të profesionit të politikës dhjetra figura agresive të krimit të organizuar për të zaptuar vendet në Parlamentin Shqiptar, në interes të pushtetit të Edi Ramës !

Edi Rama aktivizoi një dyzinë individësh nga bota e trafikut të drogës për të marrë drejtimin e bashkive të vendit ku nuk fitonte dot me votën e popullit, në interes të pushtetit të tij !

Edi Rama (si kurrë më parë) vuri në dispozicion të bandave të këtyre “bosëve” policinë e shtetit, ti garantonte ata që të vepronin jo më natën e vrimave por në mes të ditës e ndër fytyrë të shqiptarëve të pa fuqishëm.

Edi Rama shpërndau çdo ditë paratë e spitaleve, shkollave, rrogave, pensioneve, ilaçeve, çerdheve e kopështeve të shqiptarëve, financimit të bisneseve private të njerëzve të kësaj bote të errët të krimit.

Natyrisht që e keqja e madhe nuk është një trafikant i veçuar i drogës apo një delinkuent kriminal e mashtrues që del garant të vjedhë proçesin zgjedhor.

Atij i gjëndet shumë lehtë ilaçi, kushdo qoftë !

Dëmi i madh është ideatori, autori, zbatuesi, përfituesi i sistemit të bërjes politikë përmes krimit të organizuar, të marrjes së pushtetit politik me gangsterrët delinkuentë e vrasës, të pushtimit të institucioneve më të larta vendimarrëse të shtetit me xhahilë injorantë që dinë vetëm trafikun e narkotikëve, të grabitjes së parave të shtetit me ligj e pa ligj, për xhepin e përbashkët të shpellës që na ka zënë çdo rreze të dritës.

Ky është Edi Rama !

Ai duhet të dorëhiqet sa më parë.

Fillimi i ndryshimit nis vetëm me dorëheqjen e tij !

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...