Sistem ynë shëndetësor, diskriminues deri në ekstrem

Diel, 18 August 2019 19:49

Nga Tritan Shehu

Rilindja filloi me mashtrimin “shendetesi falas” e po e perfundon me nje model Afrikano Qendror edhe per aspektin social, padrejtesive ndaj qytetareve dhe kur behet fjale per “Jete a Vdekje” te tyre.

Ne asnje vend civil nuk ndodh qe vetem nje numer i vogel qytetaresh, te cilet mund te paguajne bollshem, te mund te perfitojne nga procedura ekstremisht urgjente, te sukseseshme mjekuese, Jete a Vdekje keto, qe tek ne mund te realizohen vetem ne spital privat te vendi kundrejt pageses direkte.

Sot dua te permend njeren prej tyre, trombektomine mini invazive arteriale cerebrale, gje per te cilen ajo strukture private duhet pergezuar se bashku me mjeket e sherbimit universitar, qe e realizojne aty. Po per shumicen e popullesise qe nuk mund te paguaje….perfundimi eshte ose fatal, ose ne rastet “fatlume” me pasoja invalidizuese, me kosto te larte sociale e financiare.

Ku eshte shteti ketu, te drejtat e njeriut, e drejta Kushtetuese per sherbim mjekesor e Jete, ligji kunder diskriminimit etj, te shkelura terresisht?! Eshte detyra Kushtetuese e Shtetit qe te tilla proceduara jetesore e urgjente te mire provuara, te behen te arriteshme nga e gjithe popullesia, qofte ne spitalet publike, qofte ne ato private, por te rimbursuara.

Eshte detyra e sistemit publik shendetesor te ngreje te gjithe strukturen urgjente qe ata paciente te arrijne te marrin gratis te tilla ndihma mjekesore, brenda afatit disa oresh per suksesin. Une permenda vetem nje procedure mjekesore nga shume te tilla te realizueshme, por qe jane “molle e ndalueme” per shumicen e shqiptareve. Padrejtesi te tilla ekstreme ndodhin vetem ne vende te tipit te Afrikes Qendrore.

Login to post comments