Qytetarët demaskojnë Ramën për hapësirat publike në plazhe: Gënjeve, është tmerr

Hënë, 19 August 2019 09:44

Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur emisionin e gazetarit, Bashkim Hoxha “Koha Për T’u Zgjuar” për të akuzuar Kryeministrin se po mashtron popullin dhe se në plazhet e vendit mungojnë hapësirat publike.

Aksionin e ndërmarrë nga strukturat shtetërore për lirimin e hapësirave publike, qytetarët e konsiderojnë si propagandë, pasi sipas tyre, në terren asgjë nuk ka ndryshuar.

Telefonatat e qytetarëve:

“Erdha me shumë qejf në Shqipëri për pushime. Nuk  ke një pëllëmbë për të dalë në bregdet. Nuk ka plazhe të lira. Pse e gënjejnë popullin.  Për faqe të zezë”

“Të dalësh në bregun e detit nuk shikon asgjë të ndaluar, hapësirat janë të zëna. Është tmerr në bregun e detit. Pse nuk del njeri të mbajë përgjegjësi për këtë që është bërë. Ky Durrës ka marrë fund. Ka qenë krenaria e Shqipërisë”.

Login to post comments