Ndërkohë qe pritet nisja e mbledhjes per konstituimin e Keshillit Bashkiak te Shkodres, disa të rinj e të reja shprehën kundërshtimin për uzurpimin e paligjshëm të Bashkisë së Shkodrës nga PS.
Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.
Ata thone qe :eshtë krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga oersona pa legjitimitet dhe që përfaqëosojnë pakicën e pakicës në Shkodër”.
Sipas tyre, “është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët”.
“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”- përcakton neni 60 pika 4 e Ligjit për Qeverisjen Vendore.