Edmond Panariti: Marrëzia e madhështisë së mjerimit!

Hënë, 19 August 2019 11:46

Ish-ministri Edmond Panariti i është referuar revistës Monitor mbi raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se Shqipëria me nivel varfërie 35%, është vendi më i varfëri në planet. Ai shpjegon arsyet që kanë ndikuar në arritjen e këtij “objektivi” nga ana e qeverisë Shqiptare, ku nuk lë pa përmendur emigrimin e të rinjve, krimin dhe koncensionet që po thajnë paranë publike.

Postimi i plotë:

Marrëzia e madhështisë së mjerimit! ................ Të marrosur prej madhështisë e cilëson revista Monitor, qeverisjen e Shqipërisë, të vendit më të varfër të Evropës sipas Eurostat 2019! Por duhet shtuar se jo vetëm në Evropë por edhe ndër më të varferit në planet! Sepse Banka Boterore e klasifikon Shqipërinë me nivel të varfërisë prej 35% kur mesatarja boterore e varferise është në minimumin e saj historik prej 10%! Por ndërsa vendi varfërohet dhe braktiset në masë nga rinia (të paret ne Evropë), përgjaket nga krimi (të parët në Evropë për numrin e vrasjeve për 100 mijë banorë), lulëzojnë kullat dhe koncesionet që po thajnë parane publike dhe po "kullojnë" parane e pisët.

Login to post comments