Pasi Edi Rama pak ditë më parë lau duart (i kërkoi edhe dorëheqjen) me disa cicërima në Twiter nga Valdrin Pjetri, duke e përjashtuar edhe nga partia, Taulant Balla ditën e sotme e ka “harruar” këtë fakt dhe i ka habitur të gjithë duke deklaruar, se këshilltarët e 6-përqindëshit në Shkodër prisnin ditën e sotme paraqitjen e tij për t'u betuar.
Dhe gjithmonë sipas Ballës, këshilltarët e PS-së pasi pritën më kot Pjetrin, vendosën që të “zbatojnë ligjin dhe kushtetutën” të cilën në fakt sipas të gjithë ekspertëve jurist, e shkelën me të dy këmbët.
“Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes së fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.
Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”, shkruan mes të tjerave nr. 2 i Rilindjes në një status të bërë me këtë rast.