Statistika e frikshme e Londrës

Tuesday, 20 August 2019 11:13

SHQIPËRIA, E PARA NË EVROPË PËR EKSPORTIMIN E SKLLEVËRVE MODERNË

Nga Ilir Nikolla

Edi Rama ja ka arritur ta fusë Shqipërinë edhe në hartën e vendeve që eksportojnë skllevër. Po po, nuk është shpikje e as zmadhim, është fiks termi që përdorin vendet perëndimore, kur shtetas të Shqipërisë jetojnë atje në kushtet e ilegalitetit e të skllavërisë. Bëhet fjalë kryesisht për punëtorë në moshë minore, për femra që trafikohen apo edhe djem që mbahen në forcë në prodhimin dhe tregtimin e kanabisit. 

Vetëm për vitin 2018, pra një vit pasi kishte kaluar vala e egër e kanabizimit masiv të Shqipërisë, pasi Edi Rama kishte shpallur se u mbyll emergjenca, u kryen edhe zgjedhjet e 2017-s e tani s’ishte më nevoja për të emigruar për shkak të mungesës së të drejtave demokratike, Britania e Madhe ka raportuar 947 raste ku shtetas shqiptarë janë identifikuar se jetojnë në atë vend në kushtet e skllavërisë. Shqipëria zë vendin e dytë në këtë statistikë të frikshme, në të cilën nuk shfaqen asnjë vend latino-amerikan përshembull, vetëm Vietnami dhe India nga vendet aziatike dhe e tërë lista është e mbushur me “skllevër” që vijnë nga Afrika, dhe – vini re – në vend të dytë, thuajse në krye të listës, është Shqipëria jonë. Në fakt, duhet të themi se Shqipëria është në krye të listës, pasi në vend të parë në listën e skllevërve në Britaninë e Madhe është vetë Britania e Madhe. Pra, në këtë mbretëri gjigante, me mbi 60 milionë banorë, gjatë 2018-s, kishte pak më shumë se 1 mijë britanikë që jetonin në kushte skllavërie, dhe në vend të dytë, ishte Shqipëria, me 947 shtetas që jetojnë në gjendje skllavërie, kur mendohet se shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe nuk duhet të jenë më shumë se 50 mijë.
2018-a nuk është një rast i veçuar. Britania e Madhe, si një shtet modern që është dhe që i ndërton politikat, pasi të ketë përpunuar statistikat, ka nxjerrë edhe statistikat e tremujorit të parë të 2019-s, ku Shqipëria është gjithmonë e më e para për “eksportimin” e skllevërve. Nëse në këtë tremujor janë identifikuar 594 britanikë të rinj që jetojnë në kushtet e skllavërisë moderne, kemi 362 shtetas shqiptarë në këtë situatë (shumë më tepër sesa shifra 275 përshembull, e tremujorit të fundit të 2018-s). Për të bërë krahasimet e rastit, po përmendim se Vietnami regjistron 165 raste të reja, Kina 131, Eritrea 124, Sudani 103, dhe të gjitha shtetet e tjera janë në rendin e dhjetësheve. 
Duhet të jetë kjo performancë e frikshme e Shqipërisë që ka detyruar Britaninë e Madhe të ndërmarrë studime për të parë në terren se pse vendi ynë po prodhon aq shumë skllevër modernë. Ambasada e Britanisë së Madhe ka shpallur një thirrje për bashkëpunim me shoqata të ndryshme që ndihmojnë në riintegrimin në shoqëri të viktimave të skllavërisë moderne, por këto projekte me siguri mund të japin veç efekte të vogla dhe në një periudhë afatmesme, dhe jo në realitetin e afërt. 
Për realitetin e afërt, dëmi është bërë dhe ai ka lidhje me mënyrën se si qeveriset Shqipëria. Asnjë frikë nuk kanë trafikantët nga strukturat e shtetit, asnjë shpresë nuk shohin të rinjtë për t’u integruar në tregun e punës, asnjë mundësi nuk shohin vajzat e reja në zonat rurale për të çuar një jetë të pavarur, pa u varur diku, që më pas del se ka të tjera qëllime. Edi Rama e lexon këtë situatë me menefregizmin e atij që i di të gjitha zgjidhjet dhe na qetëson duke na rideklaruar se “shqiptarët gjithmonë kanë ikur e do të ikin, por prapë do të kthehen sepse situata është ciklike”. 
Në sajë të këtij likuidimi, 1 mijë shqiptarë në vit shndërrohen në skllevër në Britaninë e Madhe, kushedi sa të tjerë jetojnë në të njëjtat kushte në Belgjikë, Gjermani, Francë, Itali e Greqi, për të cilat qeveria e Edi Ramës nuk ka asnjë statistikë, dhe ne do vijojmë të kemi të njëjtën performancë, sa kohë do të ruajmë të njëjtin konfigurim politik në Tiranë. Sepse, analizat janë bërë, dhe është kuptuar se strukturat e narko-trafikut ruajnë të njëjtin “prodhim” skllevërish për Britaninë e Madhe prej vitesh, sepse në Tiranë po konservohen në njëjtat kushte.
Fatkeqësisht, po mbyllet edhe viti i 6-të i qeverisjes së Edi Ramës dhe mund të themi me plot gojën se ka realizuar një premtim të pakërkuar në fushatën e 2013-s, atë të futjes së Shqipërisë në listën e vendeve që eksportojnë skllevër. Dhe ja ka dalë për bukuri, duke na bërë të parët e Evropës, ja ka dalë pa dhënë asnjë përgjegjësi, sepse siç thotë edhe vetë kryeministri në tavolinat e brendshme partiake, mos u shqetësoni, se shqiptarët s’kanë shumë respekt për jetën.
Nëse s’ndryshon situata në Tiranë, s’ka pse çuditemi kur në disa kancelari perëndimore dhe në mediat ndërkombëtare, dëgjojmë përcjelljen “skllavëri të mbarë”!.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...