‘Dosja ‘184’, taksa që Arta Marku i pagoi Ramës që ta emërojë Prokurore të Përgjithshme’

E Enjte, 22 August 2019 17:53

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar zhvillimet e fundit me dosjen 184 që u zhvendos në Dibër, tha nga studio e Neës 24, se kjo ishte taksa që Arta Marku i pagoi Edi Ramës, për ta bërë Prokurore të Përgjithshme.

Mustafaj tha se dërgimi i dosjes në periferi, do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Renda ka kapitulluar para presionit, dhe se presionin sipas tij, e bën qeveria, askush tjetër.

Mustafaj shtoi se një prokurori rrethi e ka të pamundur të hetojë zyrtarë të lartë, ministra apo deputetë.

Ndërkohë, duke e cilësuar akt të rëndë, Mustafaj pohoi se kjo është kryer nga Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku.

Login to post comments