" Nëse mbahen zgjedhje me 13 tetor, PD mazhorancë qeverisëse"

E Enjte, 22 August 2019 21:23

Ish-deputetja, Albana Vokshi, thotë se opozitën nuk e ka penalizuar të qënit jashtë sistemit, por e ka forcuar atë.

E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora, Vokshi thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, edhe me 13 tetor PD  dhe opozita është mazhorancë qeverisëse.

Vokshi: Mund të them pa frikë se PD dhe opozita e bashkuar është mazhorancë absolute. Nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet për pak ditë, për pak javë apo me 13 tetor PD do të ishte fituese dhe një mazhorancë qeverisëse.

Por që të mnbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme parakusht i demokratëve është largimi i Ramës dhe dalja e tij para drejtësisë.

Vokshi: Edi Rama së pari duhet të paraqitet para ligjit dhe pastaj tij çdo person që e ndihmon atë apo është pjesë e organizatës së strukturuar kriminale. Pa u dënuar çdokush që ka qenë pjesë e kësaj strukture krimninale nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita është e vendosur të vazhdojë jo vetëm me protestat, por edhe denoncimet.

Vokshi komentoi edhe kalimin e dosjes "184" në prokurorinë e Dibrës.

Vokshi: E vonoi sa mundi, pak kohë para se të ngrihej SPAK, Edi Rama po përpiqet të mbyllë të gjitha dosjet. E çoi "184" në prokuroinë e Dibrës, një prokurori periferike që nuk ka as kapacitete njerëzore as profesionale për të hetuar një dosje të tillë. Qëllimi i Ramës është varrosja e "184" para fillimit të SPAK-ut.

Login to post comments