VIDEO/ Rilindasi farsë i Pogradecit, lejon kamionët e rëndë në kulmin e sezonit turistik

Saturday, 24 August 2019 14:10

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, ka denoncuar nëpërmjet pamjeve filmike, masakrën në infrastrukturë që kryen kryetari farsë i Bashkisë Pogradec, i cili po lejon në kulmin e sezonit turistik, kalimin e kamionëve të tonazhit të rëndë, në qytet, duke shkatërruar rrugët e brendshme.

‘Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i emëruari imagjinar i Ramës, ja ka filluar nga puna, ka nisur të lejojë kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënisht duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike dhe bujqësore.

Po shkatërrojnë turizmin dhe bujqësinë të cilat janë e vetmja mundësi e mbijetesës së këtyre banorëve për të favorizuar Konçensionarët miq të Kryetarit imagjinar dhe të Ramës.’, shkruan Braimllari.

 

 

Login to post comments