Shqiptarët, populli që ka besimin më të lartë në Europë në institucionet e BE-së

Hënë, 26 August 2019 09:00

Institucionet shqiptare e kanë bërë aq keq punën e tyre, saqë i kanë bërë shqiptarët popullin që ka besimin më të lartë nga çdo shtet tjetër europian në institucionet e BE-së.

Sipas një raporti të Eurostat gati 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamentin Europian me 2018. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera europiane.

Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanë shtete anëtare të BE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin e më të ulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca etj.

Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulët.

Ky besim i lartë i shqiptare tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.

BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009 ka nisur të bjerë besimi ndaj euros i koordinuar edhe me politikat kombëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash në raport me vendet e tjera.

Besimi i lartë tek institucionet e BE lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...