I lig apo hajdut? Eksperti i ekonomisë zbërthen Erjon Veliajn dhe skemën e …

Hënë, 26 August 2019 21:15

Pano Soko, ekspert i ekonomisë dhe aktivist i shoqërisë civile, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe premtimet e Erjon Veliajt se kjo bëhej që kryeqytetit t’i garantohej më shumë furnizim.

Soko shkruan se aktualisht Ujësjellësi del me një fitim 12 mln euro që nuk investohen. Në këtë kuadër ai shkruan se Erjon Veliaj ose është një njeri i lig, që u merr qytetarëve lekët nga xhepat e tyre duke rritur çmimet, ose është një hajdut.

Postimi nga Pano Soko

E rriti €rioni çmimin e ujit, plot 200 lek/m3, nga 450 e çoi 650 lek. Dhe zuri be e rrufe që të gjithën po e bënte, sepse do bëheshin investime gjigande për të na sjellë ujë të pijshëm 24 orë. Madje tha se kishte gjetur dhe kompaninë, ishte gati kredia, do fillonin investimet dhe per dy vjet do kishte dhe Tirana ujë si Korça e Gjirokastra, 24 orë.

Iku viti i parë, hiç. As kompani, as kredi, as punime asgjë. Po ikën viti i dytë dhe prapë hiç.
Heshtje!

Ndërkohë njerëzit paguajnë ujin e papijshëm, me çmimin e shtrenjtë, që sa vjen e po i ngushtohet orari. Madje gjysma e qytetit, sot s’ka fare ujë. Presin botin e ujit dhe rrinë në rradhë si për vajguri qëmoti.

Paguaj më shumë, të marrësh më pak – Kapitalizëm Lalit €rist

Po kur s’u bë as investim, asgjë, po pse u rrit çmimi? – do pyesni ju. Ku shkuan lekët e çmimit të rritur?

Ta nisim nga ku shkuan lekët.

Lekët shkuan të gjitha tek fitimi i ujësjellësit. Ujësjellësi në vitin 2017 (viti para rritjes së çmimit) doli me fitim 4.5 milionë USD. Në 2018 (viti me çmim të rritur) doli me fitim 12 milionë USD.
Domethënë gjithë lekët e rritjes së çmimit të ujit nuk u përdorën fare nga ujësjellësi, as për shërbime, as për investime, as për përmirësim shërbimi, për asgjë. Thjesht i ka fitim aty në bankë, tek llogaritë bankare të ujësjellësit.

Dhe kalojmë te pyetja e parë, kur Bashkia e dinte që s’do bënin as investime, as shërbime shtesë, pse u rrit çmimi i ujit atëherë?

Unë kam dy variante shpjegimi. Njëri më i keq se tjetri.

E para, është që këto lekët shtesë që njerëzit paguan me rritjen e çmimit, mos përdoren fare, por të rrijnë aty në bankë, të “flejnë” aty si fitim i kompanisë. Kjo e bën Kryetarin e Bashkisë simbolin e të paaftit.

Sepse duhet të jesh vërtet i paaftë që t’iu rrisësh çmimin e ujit njerëzve dhe lekët t’i lësh aty kot në llogaritë bankare të një institucioni. Dhe kur këtë e bën me paramendim (sepse koha tregoi që €rioni e dinte që po tregonte përralla, kur fliste për ujë 24 orë, investime, e tërci e vërci) atëherë kjo të bën jo thjesht të paaftë, kjo të bën të lig.

Pse ua rrit çmimin kur e di që s’do bësh asgjë?

Pse ua merr lekët njerëzve? Që t’i lësh lekët të “flejnë” në bankë?

Po lejua lekët njerëzve, se për njerëzit ai 5 mijë lekshi shtesë që paguajnë për ujin do të thotë shumë. Se blejnë 6 bukë me atë 5 mijë leksh. Blejnë një kile djathë, apo 8 pako makarona. Apo iu blejnë fëmijëve një lodër.

Pse ua merr? Duhet të jesh vërtet pa zemër fare që t’u marrësh familjeve një 5 mijë leksh kot, se ashtu ta thotë mendja ty se je Kryetar Bashkie dhe ua merr lekët njerëzve edhe kot, po të duash. T’u marrësh një 5 mijë leksh ashtu thjesht për sport.
Prandaj kjo e bën të lig.

E dyta pastaj është që këto lekë fitim t’i shpërndahen si divident Bashkisë (pra t’i transferohen Bashkisë) dhe aty i merr Lali dhe i bën tendera, ku gjysmat i fut në xhep, siç di vetë ai. Dmth na rrit çmimin që lekët e fitimit t’i përdori për tenderat e vet që të fusi ndonjë gjë tek xhepi.

Kjo pastaj, e bën thjesht hajdut.

Arsyeja pse €rioni rriti çmimin e ujit është një paradoks i madh, që i ngjan krye-paradoksit të €rion Veliajt, Tiranës – qytetit ku ujësjellësi dyfishon fitimin, ndërsa njerëzve iu përgjysmohet uji.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...