Kryemadhi shkon në Jalë dhe jep mesazhin për të rinjtë

Hënë, 26 August 2019 22:15

Në Jalë po mbahet kampi i LRI-së dhe të rinj e të reja do të kalojnë 5 ditë pushime në të.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në fjalën e saj përpara të rinjve tha se LSI lindi 15 vjet më parë dhe ia doli që të thyejnë monopolin e dy partive politike të mëdha.

“Kjo është dita e parë. Do të kemi edhe ditë të tjera. Këtë vit LSI është shtuar sidomos me vajza, thonë se është edhe bereqet. Kjo është LSI. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që arriti që të hyjë mes dy partive që bënin kungullesha me njëra-tjetrën. LSI ishte ajo parti, e cila përfaqësonte ata njerëz që ishin mësues, ish-oficerë, familje normale dhe intelektuale shqiptare. Më 6 shtator, LSI-ja bëhet 15 vjeç. LSI theu monopolin e dy partive të mëdha. Ne u rritëm me hapa të përditshëm. Kemi kaluar momente dhe sfida të vështira. Lider është ai që sakrifikon nga vetja për shoqërinë dhe grupin. Ky ka qenë misioni i kampit të LSI. Ne kampin e LSI e përmirësuam edhe më tej. Është puna në grup ajo që i jep shansin dhe mundësive njerëzve.”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se këto janë ditë të vështira për LSI-në, për opozitën, për institucionet dhe Shqipërinë. Ajo shtoi se është përgjegjësia e rinisë që të ndryshojë realitetin.

“Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, deklaroi Kryemadhi.

Në fund, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu uroi të rinjve të pranishëm në kampin e LRI të kalojnë sa më mirë këta ditë në kamp.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...