Skandali, PD: Rama po mashtron, ja provat se Agim Kajmaku është në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia greke!

Tuesday, 27 August 2019 13:50

PD faktori sot me fotografi dhe dokumenta të detajuara, se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është në mënyrë të padiskutueshme i arrestuari në Greqi, Jorgo Toto, person i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia greke.

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, në një deklaratë për shtyp, theksoi se kryeministri Edi Rama është në dijeni të plotë të këtyre fakteve dhe “katica” e tij në Prokurori nuk po vepron mbi bazën e ligjit të Dekriminalizimit.

Bardhi tha:

“Shqiptarët panë dje me dokumente autentike se kandidati i Edi Ramës për Vorën,  është një kriminel, që ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, për të mbuluar  të kaluarën e tij kriminale dhe për t’i shpëtuar ligjit.

Shqiptarët u bënë dëshmitarë edhe të heshtjes që ka plllakosur mbi Edi Ramën,  pasi iu zbulua edhe krimineli i dytë brenda një muaji. Edi Rama vazhdon të heshtë,  duke bërë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se pakti me krimin për të uzurpuar  edhe pushtetin lokal po zbulohet çdo ditë para shqiptarëve me fakte e prova.

Megjithëse vetë hesht, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kriminleët e  propomovuar prej tij, Edi Rama e detyroi Agim Kajmakun dje të bëhej qesharak,  duke u viktimizuar me histori emigracioni, që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën  e historisë së tij kriminale.

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.

1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për  një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.

2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.

3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg  në fuqi në Greqi.

4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.

5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar  bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të  mandatit dhe burg deri në 4 vjet. Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë  strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki,  por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo  Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër  dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,  Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

Modifikuar më Tuesday, 27 August 2019 13:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...