Partia Socialiste po zhvillon Mbledhjen e Kryesisë.
Socialistët do të diskutojnë për pasardhësin e Valdrin Pjetritnë Shkodër, por çështja që do të marrë më shumë vëmendje është mandatimi i një grupi pune, i cili do të merret konkretisht me riorganizimin tërësor të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Teksa në media qarkullojnë disa emra të mundshëm për zëvendësuesin e Pjetrit, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas publikimit të fakteve nga PD që e nxirrnin atë të dënuar në Itali, nuk mungojnë as ironitë.
Një të tillë ka postuar pak minuta më parë edhe anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku.
“Halli që nuk mbaron... E ka një hall të madh sot Kryesia e PS. Nuk po gjejnë dot drejtues për Shkodrën që nuk është marrë me drogë ose ndonje krim tjetër”, shkruan Çollaku në postimin e tij. /